Description
Acidi folik ose vitamina B9 është e domosdoshme për çdo individ për një shëndet dhe jetë normale dhe veçanërisht rekomandohet në rast kur gruaja është shtatzënë ose planifikon të mbetet shtatzënë.
Acidi folik është i rëndësishëm për shumë procese të rëndësishme në organizmin tonë dhe veçanërisht në darjen, diferencimin dhe rritjen e qelizave të embrionit dhe fetusit. Është i rëndësishëm për sintezën e ADN-së dhe për funksionimin e qelizave në organizëm. Ka rol në metabolizmin e qelizave nervore, kurse bashkë me vitaminën B12 është i domosdoshëm për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu ka rol të rëndësishëm në shndërrimin e aminoacideve të cilat janë të domosdoshme në organizmin tonë, duke marrë pjesë në uljen e nivelit të homocisteininës në gjak. Niveli i rritur i homocisteininës shkakton shfaqjen e mbylljes së enëve të gjakut duke lënë mundësi për formimin e trombëve.
Jodi kontribuon për funksion normal njohës dhe neurologjik të organizmit dhe merr pjesë në prodhimin e hormoneve tiroide dhe në funksionimin normal të gjëndrës tiroide.
Reviews
There are no reviews yet.