Description
Vitamina B12 është vitaminë e tretshme në ujë dhe është një nga mikronutrientët më të rëndësishëm të cilët i marrim nga produktet ushqimore me origjinë shtazore.
Kjo vitaminë merr pjesë në një sërë procesesh të cilat marrin pjesë në ruajtjen e shëndetit. Vitamina B12 luan rol të rëndësishëm në procesin e ndarjes së qelizave, kontribuon për funksionim normal të sistemit nervor, merr pjesë në metabolizmin e homocisteinës dhe krijimin e energjisë. Gjithashtu kjo vitaminë është me rëndësi thelbësore për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, ndihmon në zvogëlimin e lodhjes dhe forcimin e imunitetit.
Vitamina B12 është absolutisht e rëndësishme për shëndetin e mirë mendor dhe fizik.
Reviews
There are no reviews yet.